Shkoni në fillim
Qëndroni në kontakt
Lagjia Manush Alimani, Bulevardi Zogu I Pare Xhabije Shkodër 4001, A
[email protected].al
Tel: +355 67 229 0922
Kontaktoni Suportin
[email protected]
WP: +355 67 229 0922

Çfarë është një Chatbot dhe si të përdorni një në biznesin tuaj?

A keni shpenzuar ndonjëherë orë të tëra në telefon me sherbimin ndaj klientit, duke parë orën që ecën dhe duke menduar të gjitha gjërat e tjera që mund të kishit bërë?

Duke prezantuar chatbots, ti mund ta limitosh ndërveprimin njerëzor dhe gabimet njerëzore. Kjo është një arsye shumë e mirë për ti integruar ato, por kjo nuk është e gjitha. Ti mundesh gjithashtu të rrisësh biznesin tënd dhe të krijosh strategji të reja marketingu.

Çdo ditë e më shumë bizneset jane duke përdorur chatbots për të ulur kohën e shërbimit ndaj klientit, koston e punës dhe shpenzimet. Ato gjithashtu mund të ndihmojnë që të përmirsoni suportin ndaj klientit, të gjenerojnë shitje të reja, ose të mbledhin të dhena. Nga Bankat deri tek startup-et, ato po ndryshojnë mënyrën sesi klientët po ndërveprojnë me bizneset.

Çfarë janë chatbots?

Një chatbot është një software me inteligjencë artificiale i dizenjuar për të ndërvepruar me njerëzit. Përdor aplikacione, skenare chati, dhe faqe interneti për të ndërvepruar me klientet. Ato janë një ndër shembujt më të avancuar të ndërveprimit njerezor me inteligjencën artificiale.

Aktualisht janë dy tipe të chatbots:

  1. Chatbots të bazuara në komanda.
  2. Chatbots të bazuara në inteligjencë artificiale ose mësim makinerie.

Varet nga cili tip i chatbot po përdorni, ju mund të keni përgjigje të ndryshme. Chatbots bazohen në komanda që janë të lehta për tu zhvilluar dhe japin përgjigje bazike. Gjithsesi, ato nuk janë aq komplekse sa AI chatbots. Ato nuk mund të krijojnë tekstin e tyre. Duke qenë se ato nuk e krijojnë vetë tekstin e tyre, ato nuk i përgjigjen pytjeve për të cilat nuk kanë përgjigjë.

Nga ana tjetër, kemi inteligjencën artificiale. Të gjithë chatbots të bazuar në inteligjencën artificial kanë aftësinë të formojnë vetë përgjigjet e tyre. Gjithashtu ato mund të mësojnë nga eksperiencat e kaluara. Chatbot-ët me inteligjencë artificiale kanë nevojë për akses tek një numri i madh të dhënash në fillim. Ndonjëherë, ato nuk mund të formojnë fjali të gjata që vijnë natyrshem.

Chatbots jashtë biznesit

Chatbots kanë përdorim të shumtë në jetën e perditshme. Ti mund të përdorësh chatbot për të planifikuar udhëtim, të anullosh mbledhje për shkak të motit të keq ose të marresh përgjigje të shpejta për pyetje të caktuara. Ato mund të menaxhojnë agjendën e një niveli ekzekutiv të ngarkuar, ti organizojne emailet sipas prioritetit dhe më shumë. Forma më e njohur e chatbots janë asistentet virtual si: Siri, Alexa dhe Cortana të cilët janë të gjithë chatbots. Gjithsesi, ky është vetëm fillimi.

Bizneset po përdorin chatbots në mënyrë që të zëvendësojnë koston  e punës për support ndaj klientit ose marketingut në baze të mesazheve.

Chatbots për biznesin tënd

Tani le ti hedhim një sy chatbots për maketing. Më e rëndësishmja, sesi ato  të sjellin më shumë të ardhura tek biznesi juaj si dhe te garantojë ecurinë e tij. Qëllimi i tyre kryesor është ti japin support klientëve.

Të përdorësh një chatbot për të gjithë lidhjet me klientët është një mënyrë fantastike për të kursyer para dhe kohë. Ti nuk ke trajnim të vazhdueshem dhe kosto pune… dhe e dini cila është pjesa më e bukur? Një software i vetëm Chabot mund të ndërveprojë me mijera klientë në të njëjtën kohë.

Shumë e më shumë klientë po përdorin mesazhet dhe aplikacionet e bazuar ne mesazhe siç mund të përmendim Whatsapp, Viber apo Facebook Messenger. Në fakt, ato shpesh insistojnë në këtë opsion, shumë të tjerë më mirë do e anashkalonin të flisnin me një njeri. Kompanite me një platform “Live Chat” kanë arritur suksesin dhe gjithashtu kënaqësinë e klientit me shërbimet e tyre.

Nga 2020, është vlerësuar se 80% e bizneseve do përdorin një chatbot në operimet e tyre të përditshme.

Matje ne rritje

Aplikacionet e mesazheve dhe chatet janë bërë të famshëm së fundmi sepse ato janë shumë të lehtë për tu perdorur. Shumë njerëz janë duke përdorur chatet për të komunikuar me kompanitë e tyre të preferuara. Ato mund të lënë përshtypje, të pyesin për ndonjë product të ri apo për zbritjet e ardhshme. Ti mund të përdoresh përgjigjet e tyre për të ndihmuar në grumbullimin e të dhënave.

Të zëvendësosh aplikacionet tradicionale

Para disa vitesh, shumë kompani përdornin aplikacione për tu lidhur me klientët e tyre. Sido që të jetë, tregu u mbingarkua me aplikacione dhe tani klientët duan një mënyrë edhe më të lehtë për tu lidhur me shërbimin apo suportin ndaj klientit. Ato në vazhdimesi e më shumë zgjedhin që të përshtaten me chatbots sa më shumë që të jetë e mundur.

Analiza dhe mbledhja e të dhenave

Të parashikosh nevojat e klientit tënd është çelësi i një biznesi të suksesshem. Tani ti mund të jesh duke menduar : Si supozohet të di se për çfarë kanë nevojë klientët e mi përpara se ata ta dinë?. Përgjigjja është – grumbullimi i të dhënave dhe analiza.

Të përdoresh chatbots për të kërkuar survejime apo përgjigje të caktuara të forcon ty për të mbledhur më shumë të dhëna. Kështu do të jesh I aftë për të parashikuar nevojat e klientit.

Marketing tek një brez i ri

Blerësit e rinj shumë shpesh do refuzojnë të telefonojnë shërbimin ndaj klientit në telefonin e tyre. Për ti afruar ata, ofro një platformë tërheqëse. Të rinjtë pëlqejnë chatbots shumë më shumë sesa servisin tradicional ndaj klientit.

Ti mund të përdorësh chatbots për të ndihmuar klientët e tu të marrin një vendim se çfare të blëjnë. Ndërsa të rinjtë shpenzojnë si të çmendur, ato mund të jenë shumë të pavendosur. Nëse chatbot juaj i ndihmon se çfarë të blejnë, kjo do i bëjë ata që të shpenzojnë dhe më shumë.

Si të përdorim chatbot-ët për qëllime marketing

Tani ti ke mesuar gjithçka rreth benefiteve të të pasurit një chatbot. Le të shohim sesi ato mund të ndihmojnë ty të fillosh të shesesh gjëra dhe të bësh para.

  • Vër një qëllim

Sapo të vendosësh qëllimet për kompaninë tënde, ti duhesh të vendosësh ato dhe për chatbotin. Pyete veten: Për çfarë do ta perdor? A të duhet ti përgjigjesh një pyetjeje të një klienti apo si një reklamë biznesi? Të gjitha nga këto kërkojnë chatbot të ndryshëm. Një skuader e mirë zhvillimi si Core Studio do të të ndihmojë te caktosh nevojat e tua dhe të gjesh chatbotin e përkryer për ty.

  • Të pershtasësh tonin me mesazhin

Përpiqu ti japësh chatbotit tënd pak përsonalitet, bëje qesharak. Pas së gjithash, askush nuk do që robotët të duken shumë robotikë ose shumë të inkorporuar. Një praktikë e mirë marketing është të përdorësh gjuhën e përditshme, jo domosdoshmërisht të ngatërrosh klientët ne të besuarit se ato po flasin me një njeri por ti bësh ato të ndihen më rehat.

  • Të krijosh një platformë  interactive

Siç mund ta keni vënë re, shumë website po ofrojnë disa mundësi “Live Chat”. Të navigosh pambarimisht në një website është një gjë e së shkuarës. Përsëri, nëse ti prezanton “Live Chat”, më shumë klientë do ndërveprojnë me ty.

Më së shumti, ti mund të përdorësh chatin për të promovuar produkte të reja, të marrësh mendim nga të tjerët dhe të përmirësosh eksperincën tënde.

Konkluzioni

Të qëndrosh në telefon për orë të tëra me shërbimin ndaj klientit do jetë së shpejti një gjë e së kaluarës. Duke përdorur  chatbots për qëllime marketing, ti mund ta rrisësh biznesin tënd më shpejt. Gjithashtu, ato mund të rrisin shitjet tuaja dhe të promovojnë produktin tuaj. Ato do të shkurtojnë koston e shërbimit ndaj klientit.

Bizneset e mëdha dhe të vogla mund të përfitojne nga chatbots. Ato I japin klientit tënd një eksperiencë të përsonalizuar, të mbledhin dhe analizojnë të dhënat e tyre dhe të ndihmojnë të reduktojnë kohën e shërbimit ndaj klientit.

Më e rëndësishmja, ti do të jesh i aftë të parashikosh blerjen e rradhës të klientit tuaj. Ti mund të përdorësh chatbots për zhvillimin e marketingut, kërkime apo support ndaj klientit.

Kështu që, çfarë po pret?

Author avatar
Olsa
https://corestudio.al/

Postoni një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Cookies (Biskotat) na ndihmojnë që ne të ofrojmë shërbimet tona. Nga përdorimi i shërbimeve tona, ju jeni dakort të përdorni biskotat tona.