Shkoni në fillim
Qëndroni në kontakt
Lagjia Manush Alimani, Bulevardi Zogu I Pare Xhabije Shkodër 4001, A
[email protected]
Tel: +355 67 229 0922
Kontaktoni Suportin
[email protected]
WP: +355 67 229 0922

Aty ku forma
dhe funksioni
takohen.

Ne planifikojmë dhe krijojmë faqe dhe funksionalitete që e kthejnë vizionin tuaj në klient.

faqe interneti profesionale dhe atraktive

Faqe interneti

Zhvillimi i faqeve të internet është baza e biznesit tonë. Për më shumë se 5 vjet, ne jemi duke punësuar zhvilluesit më të mirë të backend dhe frontend. Mbikëqyrur nga inxhinierët tanë, ata shkëlqejnë në ndërtimin e faqeve moderne – të përshtatura për nevojat e vizitorëve dhe klientëve si dhe të dizajnuara për të arritur qëllimet e biznesit tuaj.

HTML5

CSS

Jquery

Bootstrap

PHP

Java

Angular

NodeJS

Ruby on Rails

React

.Net

Python

mySQL

Microsoft SQL

PostgresQL

Firebase

MangoDB

SQLite

Faqe interneti

Faqja juaj e internetit është thelbësore për të ndikuar në identitetin dhe strategjisë e zhvillimit të biznesit tuaj. Një faqe interneti profesionale dhe e optimizuar për motorrët e kërkimit është thelbesore që strategjitë e tjera të marketingut të jenë të suksesshme.

Search Engine Optimization (SEO)

SEO përfshin botën nganjëherë misterioze të algoritmeve të kërkimit të Google, Bing dhe Yahoo. Por nuk është mister për zhvilluesit e Core Studio, nga struktura html tek të dhënat e skemës, ne mund t’ju ndihmojmë të siguroheni që faqja juaj të jetë në top listën e faqeve të internetit në web.

Zhvillim eCommerce

Bizneset duhet të kenë fuqinë për të shitur produkte dhe shërbime përmes një platforme kreative si dhe praktike për t’u menaxhuar. Ne ndërtojmë faqe interneti të përsonalizuara, të sigurta, dhe miqësore që ju japin kontrollin mbi dyqanin tuaj online.

Zhvillim Software

Ekipi ynë inxhinierik ka shumë përvojë në zhvillimin e sistemeve komplekse të biznesit të bazuara në internet me përdorues dhe role të shumta dhe që lidhen me CRM, Program Financiar, Farmaci, Restorante, Inventar dhe Sisteme të tjera.

Ne konceptojmë, hartojmë, zhvillojmë,
menaxhojmë dhe organizojmë projekte të nivelit të lartë.

Module të përsonalizuara

Jo çdo mjet i përshtatet çdo problemi. Ekipi ynë do të ndërtojë plugins dhe module të nevojshme për të zgjeruar funksionalitetin e faqes tuaj në përputhje me nevojat dhe kërkesat tuaja.

Konsulencë dhe Analiza

Do të ju ndihmojmë të identifikoni strategjitë më të mira për projektet tuaja. Kontaktoni me ne për rekomandime dhe vlerësime specifike në lidhje me riparimet, instalimet dhe azhurnimet e faqes tuaj, sa herë që kërkohet.

Menaxher i dedikuar për projektin

Një menaxher të dedikuar për secilin projekt i cili mund të përqendrohet në kërkesat e çdo klienti. Menaxherët tanë efikas dhe me përvojë mbajnë vëmendjen e duhur për secilin projekt për të zbatuar si duhet afatet kohore dhe për të zgjidhur çështjet që mund të lindin gjatë çdo projekti.

Performancë dhe Siguri

Jemi të aftë në zbatimin e praktikave më të mira në internet për të parandaluar faqen tuaj nga kërcënimet e sigurisë dhe sulmet e malware. Zhvilluesit tanë janë profesionistë të talentuar që mund të kufizojnë kërcënimet e jashtme dhe pengesat e mundshme.

Integrimi i API

Ne mund t'ju ndihmojmë nëse keni nevojë të ndërtoni ose, integroni një API. Zhvilluesit tanë kanë punuar me të gjitha llojet e API-ve, përfshirë Google, Pagesat Online, Cloud, Kontabiliteti, etj.

Mirëmbajtje dhe Suport

Mund të rregullojmë çdo problem në faqen tuaj të internetit. Ne kemi një ekip me zhvillues që janë gjithmonë në gadishmëri për të ju ndihmuar në çdo problem apo pyetje që ju mund të keni me faqen tuaj të internetit.

Ndërtuar për një shpejtësi
përtej imagjinatës

Ne kemi një ekip të përkushtuar për zhvillimin e faqeve të internetit.
Zhvilluesit tanë me përvojë gjithmonë përdorin teknologjitë më të fundit
duke garantuar shpejtësinë si dhe sigurinë maksimale.

Grada A

0
PageSpeed

Grada A

0
YSlow
0
Sekonda për TTFB
UpdatesIcon - Zhvillim Faqe Interneti

Shumë Gjuhë

Faqe interneti në gjuhët që ju kërkoni,
ne ju garantojmë përkthyes të çertifikuar
në më shumë se 15 gjuhë.

Parimet tona të rrjedhës dhe suksesit të punës.

Mundohemi që të bëjmë punën tonë të lehtë dhe efektivë. Kemi krijuar një proces të thjeshtë që na lejon të zgjedhim programuesin e duhur për ju bazuar në qëllimet tuaja. Kjo është arsyeja pse shumica e klientëve tanë janë të kënaqur dhe gjithmonë pjesë e partneritetit tonë.

1.

Diskutimi i idesë dhe planifikimi

Gjithçka fillon me ty. Idetë, qëllimet dhe përfshirja juaj janë thelbësore që ne të dimë se çfarë dëshironi dhe keni nevojë.Ju tregojmë çfarë mundemi të ju ofrojmë, çfarë nuk mundemi, çfarë duhet të bëhet absolutisht dhe çfarë është një humbje parash.

2.

Përmbajtja dhe kontentet

Për ekipin tonë, përmbajtja është si një material ndërtimi për një kontraktues. Nuk mund të bëjmë asgjë pa të. Mesazhi që dëshironi t'i dërgoni vizitorit tuaj do t'i dërgohet në mënyrën e duhur. Procesi është gjithmonë identik, pavarësisht nëse është faqja e internetit e kompanisë suaj ose një aplikacion për një fushatë marketingu për të cilën po flasim. Mesazhi çon në veprimin e vizitorëve dhe ai veprim çon në arritjen e qëllimeve të përcaktuara në fazën e parë.

3.

Krijimi i Dizajnit, UI & UX

Puna vazhdon. Pas përfundimit të dy fazave bazike, menaxheri ynë i dedikuar që është caktuar për projektin, bashkë me ekipin tonë të dizajnit do të krijojnë interfacen e klientit (UI) që do të ofrojë një përvojë mahnitëse për vizitorët që çonë në përmbushjen e qëllimeve tuaja. Pasi kemi rënë dakord për interfacen e klientit (UI), është koha për të vënë disa ngjyra.

4.

Zhvillimi i produktit

Kur ju të aprovoni grafikat tona dhe dizajnin e ofruar nga menaxheri, atëherë vjen faza ku Core Studio shkëlqen dhe më shumë. Zhvillimi i kodit të produktit tuaj. Detyra kryesore e zhvilluesve tanë është të ofrojë një projekt funksional dhe gjithçka të dhënë brenda specifikimeve. Çdo kërkesë dhe shërbim i kërkuar nga ana juaj gjatë fazave paraprake do jetë në produktin tuaj. Gjatë kësaj faze, mund të kontrolloni vazhdimësinë e projektit në serverin e testimit.

5.

Testimi i produktit dhe garantimi i cilësisë

E dimë që garantimi i cilësisë, testimi dhe prakticitetit është një pjesë e rëndësishme e procesit të zhvillimit dhe suksesit të produktit tuaj. Si fillim ne do testojmë produktit tuaj me një nga softwaret tona të avancuara të quajtur ``Core2Robotin``. Më pas është faza ku ne do testojmë manualisht produktin për ta lançuar.

6.

Lançimi dhe mbështetja

Produkti është në pritje të përdoruesve të tij të parë. Gjithçka duhet të funksionojë në mënyrë perfekte gjatë gjithë vitit dhe më tej. Kjo është arsyeja pse zhvilluesit tanë janë këtu për të reaguar menjëherë dhe për të ofruar mbështetje nëse është e nevojshme. Gjithashtu ne do të kujdesen serverët tuaj, rinovimet e domain, rinovimet e plug-in, shërbimeve bazë etj.

Na tregoni rreth idesë dhe biznesit tuaj!

Ju nevoitet një
faqe interneti?

Shumë nga klientët tanë kanë kërkesa shumë specifike në faqet e tyre dhe zhvillimit të platformës. Ne shpesh punojmë me dizajn të personalizuar dhe veqori , si dhe shkallëzim, siguri dhe performancë të përgjithshme të platformës. Ekipet tona profesionale të zhvilluesve ju mbështesin me gjithçka, nga krijimin e specifikimeve fillestare deri në planifikimin e arkitekturës, programimin, QA dhe fillimin e projektit.

Qëllimi ynë kryesor është t’i bëjmë gjërat siç duhet. Kjo është arsyeja pse ne marrim përsipër përgjegjësinë e plotë për projektin. Nga ideja dhe konceptet e tij fillestare deri tek projektimi dhe zhvillimi. Përvoja jonë e gjatë dhjetë vjeçare na mundëson të bëjmë hartimin dhe zhvillimin e aplikacioneve ashtu siç janë menduar.

Cookies (Biskotat) na ndihmojnë që ne të ofrojmë shërbimet tona. Nga përdorimi i shërbimeve tona, ju jeni dakort të përdorni biskotat tona.