Shkoni në fillim
Qëndroni në kontakt
Lagjia Manush Alimani, Bulevardi Zogu I Pare Xhabije Shkodër 4001, A
[email protected]
Tel: +355 67 229 0922
Kontaktoni Suportin
[email protected]
WP: +355 67 229 0922

Homepage

It's time
to move
your business
to the next level.

We place certified developers in the process and problem management. Every day our engineers create methods and strategies that bring your customers closer together, display your products, and guarantee the presence of your online business.

Është koha
për të kaluar
biznesin tuaj
në nivelin tjetër.

Ne vendosim zhvillues të çertifikuar në ndërtimin e platformave dhe menaxhimit të problemve. Çdo ditë inxhnierët tanë krijojnë metoda dhe strategji që afrojnë klientët tuaj më afër, shfaqin produktet tuaja dhe garantojnë praninë e biznesit tuaj në internet.

Shërbimet që ne ofrojmë

Ne kthejmë ëndrrat e
klientëve në realitet.

our development languages

Biznesi juaj është po aq i rëndësishëm për ne, sa është edhe për ju, kështu që suksesi i projektit tuaj është objektivi kryesor i partneritetit tonë. Ne përpiqemi të krijojmë besimin me klientët tanë dhe të ofrojmë zgjidhjet më të mira në treg.

Faqe Interneti

E paisur me teknologjinë e fundit, zhvilluesit tanë sjellin idetë dhe mendimet tuaja në jetën e përditshme. Ne zhvillojmë tani dhe ndërtojmë për të ardhmen.

Aplikacione Telefonike

Aplikacionet telefonike të krijuara nga zhvilluesit tanë janë të predispozuara për të ekspozuar biznesin tuaj me një audiencë të lartë, mbajtjes së kontaktit me klientët, zbulimit të nevojava të tyre, dhe më e rëndësishmja fitimin e besimit të tyre. Ne krijojmë aplikacione për platformat iOS dhe Android.

Host dhe Mirëmbajtje

Faqja juaj e internetit duhet gjithmonë të jetë e shpejtë, funksionale dhe më e rëndësishmja, online. Ne monitorojmë ne çdo moment performancën e faqes suaj në mënyrë që të garantojmë stabilitetin dhe sigurinë e klientëve.

Inteligjenca Artificiale

Inxhinierët tanë të specializuar në fushën e Inteligjencës Artificiale, zhvillojnë platforma bisedimi të kualitetit të lartë. Falë eksperiencës tonë ne dizenjojmë gjuhën e robotëve të njëjtë si të bisedave midis personave.

Ne ju ndihmojmë të fitoni!

Nga dizajni mahnitës
i produktit deri tek
kodi i përsosur.

Kush fshihet pas Core Studio?

Rreth nesh,
Historia dhe
vlerat tona

Vlerat e kompanisë

Transparencë në
çdo hap tonin.

Besimi dhe rekomandimi i klientëve tanë
0%
Ndershmëria

Ne ofrojmë idetë dhe këshillat tona në çdo kohë. Para se të fillojmë një projekt, ne këshillohemi me mentorët dhe inxhinierët tanë, në mënyrë që të garantojmë zgjidhjen më të mirë për ju. Ne e marrim seriozisht suksesin e klientëve tanë si dhe të njëri-tjetrit.Ne jemi të gjithë një familje.

Më shumë pasion, Më shumë fokus

Takimet me klientin janë një pjesë e rëndësishme e projekteve. Duam që idetë e juaja të zhvillohen sa më mirë. Çdo punë e jona bëhet me pasion.

Shpërndarja e diturisë

Shkëmbimi i njohurive është në etikën tonë të punës dhe ne vazhdimisht mësojmë nga njëri-tjetri. Nuk duhet të ketë kufij të ndaluar për ata që kërkojnë njohuri dhe dije.

Investimi në biznesin e klientit

Ne ndërtojmë marrëdhënie të qëndrueshme me klientët tanë. Qëndrojmë së bashku me biznesin tuaj duke ju ofruar të gjitha shërbimet tona në mënyrë që të festojmë suksesin e merituar me kalimin e kohës. Do të jemi gjithmonë pranë jush.

Çfarë na bën neve një ekip profesional?

Zhvilluesit e lumtur nënkuptojnë projekte fitimprurëse dhe klientë të kënaqur. Me kalimin e viteve, ne kemi hartuar një formulë të suksesshme për t’u kujdesur për njerëzit tanë – ata janë të azhornuar me teknologjitë dhe të mirë-koordinuar. Duke zgjedhur Core Studio, ju jeni të garantuar të punoni vetëm me një ekip profesional.

Komunikimi
Komunikimi

Komunikimi me klientët tanë vendas dhe ndërkombëtar nuk është problem. Ne jemi aty ku jeni edhe ju.

Udhëheqës
Udhëheqës

Zhvilluesit më me përvojë ndihmojnë dhe mbështesin zhvilluesit tanë më të ri - në këtë mënyrë ata mësojnë, zhvillohen dhe promovohen më shpejt.

Më shumë se teknologji
Më shumë se teknologji

Inkurajojmë njerëzit të mësojnë jo vetëm teknologjinë, por edhe aftësi të tjera si menaxhimimi, bashkëpunimi në ekip dhe të folurit në publik.

Smells like team spirit
Smells like team spirit

Të gjithë në Core Studio janë miqësor, respektojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, ne punojmë drejt një qëllimi të përbashkë, suksesin tuaj.

Na tregoni për problemin tuaj.

Ne ofrojmë atë që
biznesit tuaj i nevoitet
për të arrituar suksesin.

Për të ndërtuar një faqe interneti, aplikacion telefonik apo dhe një Chatbot ju nevoitet një server i shpejtë dhe i sigurt si dhe një ekip zhvilluesish që i kuptojnë nevojat dhe kërkesat e biznesit tuaj. Ekspertët tanë do të zgjedhin teknologjitë më të fundit për t’iu përshtatur idesë suaj, afatit kohor dhe buxhetit të caktuar. Pastaj mund të hartojmë dhe ndërtojmë një fushatë marketingu për ju, në mënyrë që të arrini qëllimet e biznesit, si dhe të ktheni vizitorët në klientë që paguajnë.

Cookies (Biskotat) na ndihmojnë që ne të ofrojmë shërbimet tona. Nga përdorimi i shërbimeve tona, ju jeni dakort të përdorni biskotat tona.