Shkoni në fillim
Qëndroni në kontakt
Lagjia Manush Alimani, Bulevardi Zogu I Pare Xhabije Shkodër 4001, A
[email protected]
Tel: +355 67 229 0922
Kontaktoni Suportin
[email protected]
WP: +355 67 229 0922

Karriera

Ejani dhe bashkohuni me një ekip profesionistësh që vlerësojnë dizajnin, kodin dhe cilësisë. Ne ju garantojmë një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.

dua puna core studio

Cili është misioni ynë?

Ne jemi në një mision për të krijuar produkte që ndihmojnë dhe fuqizojnë bizneset dhe njerëzit. Ne deshirojmë të ndërtojmë dhe zhvillojmë produktet me një teknologji sa më të mirë, por gjithashtu dëshirojmë të ja kalojmë sa më mirë dhe të kemi momente të paharrueshme gjatë kohës që po e zhvillojmë atë.

Kush jeni ju?

Ju jeni inteligjent, i motivuar dhe shum punëtor.
Ju kujdeseni për përsosmërinë inxhinierike, krijimin e ndërfaqes së përdoruesit dhe dëshironi të ndërtoni teknologji që i ndihmon njerëzit të zgjidhin problemet e botës reale!

Shijojeni punën tuaj

Bëni atë që ju tërheq dhe motivon. Të gjithë pëlqejnë të jenë pjesë e diçkaje të veçantë. Dhe puna është më e lehtë kur është argëtuese.

Dil në temë

Sinqeriteti është qelësi, është më mirë të jesh i sinqertë sesa të përpiqeni të vendosni maska. Ne vlerësojmë dhe respektojmë të gjithë!

Bashkpunoni

Në Core Studio nuk ekziton termi “Kjo është puna e dikujt tjetër”. Ne punojmë të gjithë si një familje, mos harroni projektet më të mira janë realizuar kur të gjithë kemi bashkpunuar.

Bëhu person i mirë

Ti je miqësor dhe pëlqen të tjerët. Ato ju pëlqejnë, gjithashtu. Në fund të fundit, kjo është gjithçka që ka rëndësi.

Punët

Ne jemi gjithmonë në kërkim të njerëzve special!
Nëqoftëse ju e përmbushni këtë kriter, shikoni vendet e lira të punës dhe aplikoni sot!

Senior Accountant
Specialist Lead Generation
Tiranë, Shkodër, Remote
Apliko
Backend Engineer
Inxhinier Backend
Tiranë, Remote
Apliko
WordPress Engineer
Inxhinier WordPress
Tiranë, Remote
Apliko

Mund të na duhesh,
por thjesht ne nuk e dimë akoma.

Jeni ekspert në një fushë që ne nuk e kemi renditur më lart?
Na dërgoni kërkesën tuaj gjithsesi!

Çfarë ofrojmë ne?

Ne ofrojmë një mjedis të rehatshëm pune, programe të teknologjisë së fundit, shaka, dhe një stimulim për tu bërë më të mirët.

1.

Zhvillim profesional

Mësim dhe zhvillim

Çdo javë ne bejmë trajnime online, me profesorë që na ndihmojnë në përceptimin e elementëve teknologjik, komunikimin me klientin dhe më shumë.

Kurse gjuhe të paguara

Ne paguajmë kurse për gjuhë të huaj në mënyrë që të ndihmojnë punonjësit tanë të përfeksionojnë gjuhën angleze,si dhe të jenë të rrjedhshëm në gjuhët e tyre programuese.

Projekte nga më të ndryshmet

Core Studio realizon dhe punon projektet për firma nga më të ndryshme. Me ne ju keni mundësi të punoni me kompania të mëdha, startup dhe me gjerë.

Udhëtime në biznes

Të kesh klientë në të gjithë botën do të thotë që punonjësit tanë ndonjëherë duhet të udhëtojnë  dhe të punojnë nga vende të bukura.

2.

Shëndetin dhe Familjen

Sporte dhe palestra të paguara

Qëndroni në formë me një kartë antarsimi të sponsorizuar të palestës suaj. Ne nuk jemi të sigurt se kur ashensori do të dalë jashtë funksionimi.

Orari fleksibël i punës

Urreni të zgjoheni shumë herët apo dashuroni të pushoni në drekë? Pa problem, rregulloni orarin tuaj të punës për t’iu përshtatur orarit tuaj.

Kontrollet shëndetësore të sponsorizuara

Ju e dini thënien e vjetër – pasuria më e madhe është shëndeti. Kontrollet e rregullta shëndetësore janë të garantuara nga ne.

Pushime të pagura për të gjithë

Studentë ose jo-studentë, të gjithë meritojnë një kohë të pakujdesshme për të rimbushur bateritë e tyre. Udhëtime të paguara brenda Shqipërisë dhe Europës.

3.

Rreth studios

Pije për të gjithë

Mëngjesi i bukur shijohet me një kafe Illy ose me një çaj të nxehtë. Pije dhe snacks gjatë ditës për të rritur energjinë tuaj.

Argetim dhe lojra

Çdo ekip merr një buxhet mujor për të dalë dhe për të bërë gjëra argëtuese. Pjesa më e madhe zgjedhin restorantin, por kërkuesit e adrenalinës gjenden gjithmone në paintball, kampe, ngjitje mali, etj.

Punë në distancë

Ne na pëlqejnë njerëzit që shkojnë  kilometra dhe milje larg, por ne nuk lejojmë të na kufizojnë. Vendndodhja e zyrës? Kudo. Gjithçka ka të bëjë me fleksibilitetin.

Sillni kafshët shtëpiake në punë

Nëqoftëse miku juaj me katër-këmbe nuk ha workstation apo laptopët tanë, çdo gjë është në rregull. Kolegët tuaj do ta vlerësojnë atë.

Cookies (Biskotat) na ndihmojnë që ne të ofrojmë shërbimet tona. Nga përdorimi i shërbimeve tona, ju jeni dakort të përdorni biskotat tona.