Inxhinier WordPress
Ne jemi në kërkim të punojësve entuziastë që janë të motivuar të punojnë në një studio emocionuese, të mësojnë gjëra të reja dhe të takojnë shumë njerëz! Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të përparuar aftësitë tuaja dhe për të ndërtuar një karrierë!
Kualifikimet & Eksperienca
Kë po kërkojmë?
- të paktën 1 deri në 2 vjet përvojë profesionale në zhvillimin e WordPress.
- të ketë njohuri shumë të mira rreth HTML, CSS, PHP, Zhvillimit miqësor (responsive), optimizimit, dhe prakticitetit.
- të jetë i aftë të krijojë një plugin dhe theme nga fillimi (zeroja, scratch).
- të ketë aftësi të mira rreth Javascript, JSON dhe principalet e OOP.
- të jetë ekspert në përdorimin e Git.
- të jetë i familjarizuar me zhvillimin e kodeve pa gabime, si dhe testimit të tyre.
- të jetë i përditsuar me teknologjitë dhe ndryshimet e përditshme të WordPress.
- të ketë dëshirë të përmirsojë proçesin aktual të zhvillimit dhe arkitekturën.
- të ketë përvojë në punën në grup.
- të flasë Anglishten shumë mirë.
Përgjegjësitë tuaja
- planifikimi, zhvillimi, vendosja dhe mirëmbajtja e zgjidhjeve të ndryshme software.
- përcaktimi i detyrave dhe vendosja e kohës për realizimin.
- zhvillimi në gjuhët e kërkuara, mirëmbajtja dhe testimi.
- të bashkpunojë me klientin dhe ekipin e zhvillimin.
- të jetë i aftë të prezantojë projektin para grupit të menaxhimit apo vetë klientit.
- përdorimi i metodologjisë Agile (nëqoftëse nuk i dini, do jua mësojmë ne).
- pjesmarrja në përmirësimin e kode-ve, dhe në ndihmesën e zhvilluesve të tjerë.
- të jetë optimist dhe të jetë i gatshëm të ecë përpara me dijet e tij.
Sigurohuni të bashkangjisni në plotësimin e formularit CV dhe Letrën Motivuese në formatin .pdf.
Pozicioni i punës është i hapur derisa të gjejmë kandidatin më të përshtatshëm.
Programet që ne përdorim
Editori Kodit
Çdo anëtar i ekipit përdor programin e tyre të zhvillimit të kodit. E rëndësishme është që kodi të jetë funksional dhe i optimizuar.
PHP_CodeSniffer
PHP_CodeSniffer është një skenar që monitoron skedarët PHP, JavaScript dhe CSS për të zbuluar shkeljet e standarteve të përcaktuar të kodimit. Ne gjithashtu ruajmë standardin tonë të kodimit.
PHPStan
Ky tool përqendrohet në gjetjen e gabimeve në kodin tuaj pa e ekzekutuar atë.
core2roboti
Një tool i krijuar nga Core Studio, që shërben për testimin e kodit dhe grafikave të një faqe interneti, ku tregoj problemet dhe përmirsimet e nevojshme.
Prettier
Një tool i ri në mjetet tona për të na ndihmuar të kursejmë kohë në stilimin dhe shkrimin e një kodi pa gabime, të saktë dhe më e rëndësishmja të kuptueshëm.
Docker
Disa aplikacione janë ndërtuar duke përdorur Docker për vendosjen më të lehtë në mjedise të ndryshme. Në disa raste, ne gjithashtu e përdorim atë për vendosjen më të lehtë lokale.
GitHub
E gjithë puna jonë është në Github. Gjithçka kalon përmes kërkesave dhe përmirsimeve të kodeve me anëtarët e ardhshëm të ekipit tuaj.
Core
Ne përdorim Core për të mbajtur skedarët e projekteve, testimet dhe monitorimin e servera-ve. Me pak fjalë, çdo gjë rreth zhvillimit tonë ndodhet aty.
Slack
Ne përdorim Slack për punë dhe për argëtim. Ky është mjeti ynë i duhur për të ruajtur vashdimësinë e punën tonë si në zyrë ashtu edhe në distancë.
Çfarë mund të presësh nga ne?
Ne ofrojmë një mjedis të rehatshëm pune, programe të teknologjisë së fundit, shaka, dhe një stimulim për tu bërë më të mirët.
1.
Zhvillim profesional
Mësim dhe zhvillim
Çdo javë ne bejmë trajnime online, me profesorë që na ndihmojnë në përceptimin e elementëve teknologjik, komunikimin me klientin dhe më shumë.
Kurse gjuhe të paguara
Ne paguajmë kurse për gjuhë të huaj në mënyrë që të ndihmojnë punonjësit tanë të përfeksionojnë gjuhën angleze,si dhe të jenë të rrjedhshëm në gjuhët e tyre programuese.
Projekte nga më të ndryshmet
Core Studio realizon dhe punon projektet për firma nga më të ndryshme. Me ne ju keni mundësi të punoni me kompania të mëdha, startup dhe me gjerë.
Udhëtime në biznes
Të kesh klientë në të gjithë botën do të thotë që punonjësit tanë ndonjëherë duhet të udhëtojnë dhe të punojnë nga vende të bukura.
2.
Shëndetin dhe Familjen
Sporte dhe palestra të paguara
Qëndroni në formë me një kartë antarsimi të sponsorizuar të palestës suaj. Ne nuk jemi të sigurt se kur ashensori do të dalë jashtë funksionimi.
Orari fleksibël i punës
Urreni të zgjoheni shumë herët apo dashuroni të pushoni në drekë? Pa problem, rregulloni orarin tuaj të punës për t’iu përshtatur orarit tuaj.
Kontrollet shëndetësore të sponsorizuara
Ju e dini thënien e vjetër – pasuria më e madhe është shëndeti. Kontrollet e rregullta shëndetësore janë të garantuara nga ne.
Pushime të pagura për të gjithë
Studentë ose jo-studentë, të gjithë meritojnë një kohë të pakujdesshme për të rimbushur bateritë e tyre. Udhëtime të paguara brenda Shqipërisë dhe Europës.
3.
Rreth studios
Pije për të gjithë
Mëngjesi i bukur shijohet me një kafe Illy ose me një çaj të nxehtë. Pije dhe snacks gjatë ditës për të rritur energjinë tuaj.
Argetim dhe lojra
Çdo ekip merr një buxhet mujor për të dalë dhe për të bërë gjëra argëtuese. Pjesa më e madhe zgjedhin restorantin, por kërkuesit e adrenalinës gjenden gjithmone në paintball, kampe, ngjitje mali, etj.
Punë në distancë
Ne na pëlqejnë njerëzit që shkojnë kilometra dhe milje larg, por ne nuk lejojmë të na kufizojnë. Vendndodhja e zyrës? Kudo. Gjithçka ka të bëjë me fleksibilitetin.
Sillni kafshët shtëpiake në punë
Nëqoftëse miku juaj me katër-këmbe nuk ha workstation apo laptopët tanë, çdo gjë është në rregull. Kolegët tuaj do ta vlerësojnë atë.