Specialist
Lead Generation
Ne jemi në kërkim të punojësve entuziastë që janë të motivuar të punojnë në një studio emocionuese, të mësojnë gjëra të reja dhe të takojnë shumë njerëz! Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të përparuar aftësitë tuaja dhe për të ndërtuar një karrierë!
Kualifikimet & Eksperienca
Kë po kërkojmë?
- të paktën 2 deri në 3 vjet përvojë në pozicione të ngjashme në fushën e kontabilitetit, shitjeve ose marketingut.
- të ketë një diplomë bachelor në kontabilitet, financë ose marketing (master është një plus).
- përvojë në administrimin e klientit në mënyrë të pavarur.
- të gjenerojë biseda dhe vendosni takime, etj përmes telefonit dhe komunikimit masiv, si email dhe media sociale, në mënyrë që të prezantoni Core Studio, shërbimet dhe aftësitë tona për blerësit e duhur brenda tregut të synuar.
- punën e drejtpërdrejtë me menaxherët përmes telefonit dhe emailit për t’i edukuar ata në programet aktuale, mjetet e produkteve, shërbimet dhe burimet e disponueshme.
- përvojë në komunikimin e përditshëm me shitësit, klientët dhe kolegët.
- aftësi kompjuterike.
- zotërim i shkëlqyer i anglishtes dhe shqipes së folur dhe të shkruar.
- aftësi të forta komunikimi ndërpersonale, të shkruara dhe të folur.
- saktësia dhe vëmendja ndaj detajeve.
Përgjegjësitë tuaja
- prespektivë në gjenerimin dhe pruarjen e klientëve të rinj.
- krijimi i propozimeve rreth aplikimeve dhe tenderave dhe zhvillimi i mundësive të shitjes.
- ndiqni dhe seleksiononi kontakte nga regjistrimet në rrjete sociale, promovimet, eventet dhe aktivitetet e tjera.
- të nxitsë marrëdhëniet pozitive me partnerët aktualë dhe potencialë të biznesit.
- bashkpunimin me departamentin e mediave sociale për të krijuar plane për evente dhe programe të marketingut.
- arritjen e kuotës për numrin e mundësive në muaj.
Sigurohuni të bashkangjisni në plotësimin e formularit CV dhe Letrën Motivuese në formatin .pdf.
Pozicioni i punës është i hapur derisa të gjejmë kandidatin më të përshtatshëm.
Programet që ne përdorim
Core
Ne përdorim Core për të mbajtur projektet, buxhetin dhe kohën për punëtorët tanë. Me pak fjalë, çdo gjë rreth menaxhimit te studios tonë ndodhet aty.
Slack
Ne përdorim Slack për punë dhe për argëtim. Ky është mjeti ynë i duhur për të ruajtur vashdimësinë e punën tonë si në zyrë ashtu edhe në distancë.
Google Sheets
Për të gjitha llojet e analizave të të dhënave, planifikimeve javore dhe mbajtjes së të ardhurave, ne përdorim shumë fletë të Google.
Çfarë mund të presësh nga ne?
Ne ofrojmë një mjedis të rehatshëm pune, programe të teknologjisë së fundit, shaka, dhe një stimulim për tu bërë më të mirët.
1.
Zhvillim profesional
Mësim dhe zhvillim
Çdo javë ne bejmë trajnime online, me profesorë që na ndihmojnë në përceptimin e elementëve teknologjik, komunikimin me klientin dhe më shumë.
Kurse gjuhe të paguara
Ne paguajmë kurse për gjuhë të huaj në mënyrë që të ndihmojnë punonjësit tanë të përfeksionojnë gjuhën angleze,si dhe të jenë të rrjedhshëm në gjuhët e tyre programuese.
Projekte nga më të ndryshmet
Core Studio realizon dhe punon projektet për firma nga më të ndryshme. Me ne ju keni mundësi të punoni me kompania të mëdha, startup dhe me gjerë.
Udhëtime në biznes
Të kesh klientë në të gjithë botën do të thotë që punonjësit tanë ndonjëherë duhet të udhëtojnë dhe të punojnë nga vende të bukura.
2.
Shëndetin dhe Familjen
Sporte dhe palestra të paguara
Qëndroni në formë me një kartë antarsimi të sponsorizuar të palestës suaj. Ne nuk jemi të sigurt se kur ashensori do të dalë jashtë funksionimi.
Orari fleksibël i punës
Urreni të zgjoheni shumë herët apo dashuroni të pushoni në drekë? Pa problem, rregulloni orarin tuaj të punës për t’iu përshtatur orarit tuaj.
Kontrollet shëndetësore të sponsorizuara
Ju e dini thënien e vjetër – pasuria më e madhe është shëndeti. Kontrollet e rregullta shëndetësore janë të garantuara nga ne.
Pushime të pagura për të gjithë
Studentë ose jo-studentë, të gjithë meritojnë një kohë të pakujdesshme për të rimbushur bateritë e tyre. Udhëtime të paguara brenda Shqipërisë dhe Europës.
3.
Rreth studios
Pije për të gjithë
Mëngjesi i bukur shijohet me një kafe Illy ose me një çaj të nxehtë. Pije dhe snacks gjatë ditës për të rritur energjinë tuaj.
Argetim dhe lojra
Çdo ekip merr një buxhet mujor për të dalë dhe për të bërë gjëra argëtuese. Pjesa më e madhe zgjedhin restorantin, por kërkuesit e adrenalinës gjenden gjithmone në paintball, kampe, ngjitje mali, etj.
Punë në distancë
Ne na pëlqejnë njerëzit që shkojnë kilometra dhe milje larg, por ne nuk lejojmë të na kufizojnë. Vendndodhja e zyrës? Kudo. Gjithçka ka të bëjë me fleksibilitetin.
Sillni kafshët shtëpiake në punë
Nëqoftëse miku juaj me katër-këmbe nuk ha workstation apo laptopët tanë, çdo gjë është në rregull. Kolegët tuaj do ta vlerësojnë atë.