Shkoni në fillim
Qëndroni në kontakt
Lagjia Manush Alimani, Bulevardi Zogu I Pare Xhabije Shkodër 4001, A
[email protected]
Tel: +355 67 229 0922
Kontaktoni Suportin
[email protected]
WP: +355 67 229 0922

Mitet e zhvillimit të faqeve të internetit që çdo sipërmarrës duhet të ketë kujdes!

Të krijoni një faqe interneti për biznesin tuaj dhe gjithashtu ta optimizoni për motorrët e kërkimit nuk është e lehtë.

Pavarësisht nëse jeni një sipërmarrës i suksesshëm apo po drejtoni një biznes, me siguri jeni përballur me shumë sfida gjatë planifikimit dhe zhvillimit së një faqe interneti. Dhe me dixhitalizimin e bizneseve, kërkesave gjithnjë e në rritje të klientëve dhe COVID19, këto sfida janë rritur shumë, duke e bërë një faqe interneti të domosdoshme për çdo lloj biznesi.

Së bashku me këto sfida ajo që e bën punën edhe më të vështirë është nëse jeni duke punuar me një agjensi apo grup pune të gabuar. Me pak fjalë, duhet të jeni të vetëdijshëm dhe përditsuar rreth miteve të zakonshme që ndikojnë dhe biznesin tuaj dhe sigurojnë “Suksesin Online”

Kështu që le të themi tani të vërtetën…

1.Një ekip me shumë zhvillues gjeneron dhe siguron rezultate të mrekullueshme

Ekipet me shumë zhvillues nuk japin gjithmonë rezultate e pritura. Ajo që ka rëndësi është aftësitë teknike që anëtarët e ekipit tuaj posedojnë. Nëse një ekip i vogël ka aftësinë e duhur, dëshirën për të ecur para, atëherë gjysma e punës realisht është përfunduar. Për më tepër, drejtuesit e këtij ekipi nuk duhet të jenë gjithmonë vigjilentë rreth veprimtarive që ky ekip i vogël ekspertësh kryen në vashdimësi të projektit, pasi dëshira dhe komunikimi midis tyre do sjellë rezultate të shkëlqyera.

Nga ana tjetër, një ekip me shumë zhvillues shpesh mund të jetë më i prekshëm ndaj shpërndarjes, komunikimit të dobët dhe më e rëndësishmja ndaj përgjegjësisë (ato mund të mendojnë se duke shumë zhvillues, puna nuk do kontrollohet me detaje). Prandaj, shtimi i më shumë zhvilluesve në një ekip mund të mos japë gjithmonë rezultatet e dëshiruara. Me pak fjalë, një ekip i vogël me performancë të lartë dhe me dëshirën për të punuar dhe bashkpunuar gjithmonë ndihmon në drejtimin e rezultateve të jashtëzakonshme sesa një ekip i madh që ka disavantazhe dhe përplasje kulturore.

2.Një faqe kreative dhe tërheqëse është e mjaftueshme për të rritur trafikun

Zhvilluesit dhe Dizenjuesit shpesh mendojnë se qëllimi i tyre kryesor është të krijojnë një faqe interneti kreative dhe tërheqëse për të rritur trafikun. Sidoqoftë, kjo është shumë larg nga e vërteta. Ka faktorë të shumtë, të cilët duhet të përqendrohen përveç krijimit të një faqe interneti tërheqëse.

Disa nga këta faktorë përfshijnë:

  1. Emër unik dhe i memorizueshëm i domain tuaj
  2. Përmbajtje cilësore (për këtë zakonisht rekomandohet një “Content Writer”)
  3. Integrimi i Keyword (fjalëve kyçe, që për motorrët e kërkimit janë bazike) dhe fushata marketingut
  4. Një kompani rigoroze për ofrimin e shërbimit të hostimit për faqen tuaj
  5. Dhe më e rëndësishmja të jetë “User Friendly”

Secili prej këtyre elementeve është i rëndësishëm për krijimin e një faqe interneti që gjeneron trafik dhe të ardhura. Vini re se 80% e përdoruesve formojnë opinionin e tyre për një biznes duke u bazuar në zhvillimin dhe prakticitetin e faqes suaj të internetit.

3. Jo të gjitha faqet e internetit duhet të jenë të optimizuara për celularët

Me zhvillimin e teknologjisë, është e rëndësishme që ju të krijoni një faqe interneti që është e optimizuar për celularët, ku klienti mund të kryejë veprime, plotësojë forma kontakti, etj. Një faqe interneti e optimizuar për celularët do t’i bëjë përdoruesit tuaj që shfletojnë nga celulari të lundrojnë të qetë duke mos pasur nevojë për ndryshimin e madhësisë së tekstit dhe figurave. Revista MacWord deklaron se 67% e kompanive që investuan në faqe interneti që është e lundrueshme nga celulari, panë një rritje të konsiderueshme të shitjeve.

4.Shtimi i më shumë funksioneve mund ta bëjë një faqe në internet të suksesshme

Shtimi i funksioneve të padëshiruara mund të zvogëlojë qartësinë dhe të ngatërrojë përdoruesit tuaj dhe thjesht t’i bëjë ata të largohen nga faqja juaj. Funksionet e panevojshme do ta bëjnë përvojën e përdoruesit shumë të paarsyeshme duke dëmtuar imazhin si dhe mesazhin që ju dëshironi të dërgoni klientit tuaj.

Sipas AWS (Amazon Web Service), 91% e përdoruesve nuk kthehen në një faqe interneti nëse ka një dizajn dhe zhvillim të dobët ose të ngatërruar. Prandaj, gjithmonë sigurohuni që faqja juaj e internetit të jetë e thjeshtë, e pastër dhe e ngarkuar me karakteristika minimale që janë miqësore me përdoruesin.

5.Kur të lançoni faqen tuaj online, atëherë puna ka mbaruar

Çdo sipërmarrës, menaxher apo zhvillues është i lumtur pas përfundimit dhe lançimit së një faqe interneti. Zakonisht ato mendojnë që do jenë rehat , dhe çdo gjë do jetë përfekte. Por, duhet të kuptoni që puna nuk është bërë ende.

Pasi faqja e internetit të jetë lançuar dhe të jetë online, duhet të siguroheni që reagimet e klientit, informacionin e produktit, çmimet, shërbimet, sigura dhe përmbajtja e përgjithshme të azhornohet herë pas here, minimalishtë një herë brenda jave.

Mos harroni, ndërsa teknologjia vazhdon të evoluojë, ju do jeni të prapambetur, nëse nuk vazhdoni të përditsoni faqen tuaj. Në fund të fundit, një faqe interneti e braktisur do të ndikojë negativisht në radhët e kërkimit të motorrëve të kërkimit. Prandaj vazhdoni të azhurnoni faqen tuaj sa më shpesh të jetë e mundur.

Do të ishte edhe më mirë nëse ridizajnoni faqen me skedarë dhe koncepte të reja çdo 3 ose 4 vjet.

Konkluzioni

Shpresojmë se do t’i zhvendosni këto mite të mësipërme dhe do të merrni vendime më të mira për zhvillimin e faqes suaj të internetit për të qëndruar një hap më përpara se konkurrentët tuaj.

Ne jemi këtu për të siguruar që faqja juaj do jetë profesionale, atraktive dhe e optimizuar për motorrët e kërkimit. Na kontaktoni për një konsultë!

Author avatar
Mefat
https://corestudio.al/
Front-end developer with extensive web development and web design experience. Creating high-end, responsive websites using WordPress, HTML, CSS, Javascript, PHP, jQuery, and MySQL. I have always been keen to help people solve their challenges. My current position gives me an opportunity to help entrepreneurs reach their business goals. I always work hard, code well, pay attention to details, develop accessible and standards-based web sites, with coding wheels in constant motion – every day I try to learn something new. I know how to handle working under pressure. Successfully delivering projects within timeframes and budgets.

Postoni një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Cookies (Biskotat) na ndihmojnë që ne të ofrojmë shërbimet tona. Nga përdorimi i shërbimeve tona, ju jeni dakort të përdorni biskotat tona.