Shkoni në fillim
Qëndroni në kontakt
Lagjia Manush Alimani, Bulevardi Zogu I Pare Xhabije Shkodër 4001, A
[email protected]
Tel: +355 67 229 0922
Kontaktoni Suportin
[email protected]
WP: +355 67 229 0922

Ne ju ndihmojmë
që të ktheni
idetë në realitet.

I gjithë ekipi ynë i njeh sfidat unike që ndërmarrin bizneset e reja dhe ne krenohemi me punën që kemi realizuar kur zhvillojmë faqe interneti, aplikacione telefonike, ose shërbime të tjera. Kombinojmë procese të përparuara për të zhvilluar dhe nisur projektet më të mira në fushën e biznesit tuaj.

Ndryshëm.
Qëllimisht.

Kemi marrë një rrugë të ndryshme për të ndërtuar llojin e kompanisë në të cilën duam të punojmë.

3 Vjet në treg

Core Studio u krijua në vitin 2018 nga Mefat Shabani – zhvillues i çertifikuar i WordPress i cili kuptoj se si duhet të bëhet zhvillimi dhe ndërtimi i një faqe interneti apo aplikacioni telefonik.

52 Klientë

Gjatë viteve, Core Studio ka përfunduar projekte të shumta të zhvillimit të faqeve të internetit, aplikacioneve telefonike, hostimin e kompanive si dhe marketingun e tyre.80% e tyre evoluan në partneritete afatgjata.

12 Profesionistë

Që në fillim, ne jemi përqëndruar në krijimin e mjedisit që do të tërheqë talentet më të mëdha të IT, duke ju ofruar atyre kushtet dhe mjedisin që ato kanë ëndërruar. Dhe ne ja arritëm.

280% Rritje

Shenja e fundit e suksesit tonë është induksioni në renditjen e Deloitte (bazuar në rritjen e të ardhurave).Por nuk është fundi i tregimit të kompanisë sonë – ne synojmë të rritemi edhe më shumë duke marrë përsipër projekte më ambicioze.

Një ekip kreativ dhe profesional
që dashuron artin dhe teknologjinë.

Ne jemi partnerët e duhur për të sjellë produktet më të mira, të bëra nga kërkesat e klientit, me strategjinë e duhur, zbatimin e përpikët dhe dorëzimin në kohë. Qëllimi kryesor dhe çelësi i suksesit tonë është suksesi i klientëve tanë. Me mbështetjen e ekipit tonë, e trajtojmë çdo projekt me vizion dhe ekspertizë.

Besojmë në zgjidhje të personalizuara që kanë një ndikim domethënës në biznesin tuaj. Duke ndihmuar klientët tanë, ne krijojmë produkte për të gjitha llojet e kompanive. Së bashku përqëndrohemi në idetë, vizionin dhe misionin tuaj dhe i sjellim ato në jetë.

Me një ekip të ri të talentuar plot pasion, kuptojmë ju dhe audiencën tuaj, sfidojmë veten të jemi më të mirë çdo herë dhe të sjellim më të mirën nga më të mirat në treg. Së bashku rritemi.

ne jemi nje ekip profesional

Historia jonë

Kush jemi ne? Jemi një ekip që do ju ndihmojë të rrisni presezencën e biznesit tuaj. Core Studio është një studio e vogël e fokusuar në zhvillimin e faqeve të internetit, aplikacioneve telefonike, chatbot dhe tashmë edhe në fushën e marketingut.

Tek Core Studio fokusohemi tek ideja dhe kreativiteti që biznesit tuaj i nevoitet. Përdorim teknologjitë, metodat dhe platformat e fundit, që do të ndihmojnë biznesin tuaj të kalojë në nivelin tjetër.

Studio-ja jonë ka eksperience dhe është e dedikuar të ofrojmë gjithmonë shërbimet më të mira, brenda afatit kohor dhe buxhetit të caktuar. E ardhmja për ne nënkupton edhe zgjerimin global. Bashkëpunimi jonë me studio zhvillimi në Letoni na lejon të jemi më afër standarteve të faqeve Europiane.

“Argëtohemi çdo ditë. Ne zgjidhim me sukses problemet sfiduese që hasim, punojmë me klientët dhe festojmë së bashku në sukseset e tyre. Kurdo që do keni pyetje apo probleme do jemi gjithmonë gati për të ju ndihmuar. Tani jeni gati të kaloni biznesin tuaj në një nivel tjetër? Sigurisht, ashtu mendoj dhe unë! Le të fillojmë punën menjëherë.”

-Mefat Shabani

Vlerat tona

Ndershmëria
Ndershmëria

Ne ofrojmë idetë dhe këshillat tona në çdo kohë. Para se të fillojmë një projekt, këshillohemi me bashkpunëtorët dhe inxhinierët tanë, në mënyrë që të garantojmë zgjidhjen më të mirë për ju. E marrim seriozisht suksesin e klientëve tanë si dhe të njëri-tjetrit. Jemi të gjithë një familje.

Shpërndarja e diturisë

Bazuar në njohuritë tona, anëtarët e Core Studio kanë ende shumë për të mësuar. Shkëmbimi i njohurive është në shpirtin tonë dhe vazhdimisht mësojmë nga njëri-tjetri. Nuk duhet të ketë kufinj të ndaluar për ata që kërkojnë njohuri dhe dije.

Më shumë pasion, Më shumë fokus

Takimet me klientin janë një pjesë e rëndësishme e projekteve. Duam që idetë e juaja të zhvillohen sa më mirë. Çdo punë e jona bëhet me pasion.

Investimi në biznesin e klientit

Ne ndërtojmë marrëdhënie të qëndrueshme me klientët tanë. Qëndrojmë së bashku me biznesin tuaj duke ju ofruar të gjitha shërbimet tona në mënyrë që të festojmë suksesin e merituar me kalimin e kohës. Do të jemi gjithmonë pranë jush.

Na tregoni për problemin tuaj.

Po kërkoni një
partner zhvillimi?

Për të ndërtuar një faqe interneti, aplikacion telefonik apo dhe një Chatbot ju nevoitet një server i shpejtë dhe i sigurt si dhe një ekip zhvilluesish që i kuptojnë nevojat dhe kërkesat e biznesit tuaj. Ekspertët tanë do të zgjedhin teknologjitë më të fundit për t’iu përshtatur idesë suaj, afatit kohor dhe buxhetit të caktuar. Pastaj mund të hartojmë dhe ndërtojnë një fushatë marketingu për ju, në mënyrë që të arrini qëllimet e biznesit, si dhe të ktheni vizitorët në klientë që paguajnë.

 

Cookies (Biskotat) na ndihmojnë që ne të ofrojmë shërbimet tona. Nga përdorimi i shërbimeve tona, ju jeni dakort të përdorni biskotat tona.