Çfarë bëjmë ne?
Ne ndërtojmë besim.
Jo vetëm projekte.
Faqe interneti
Zhvillimi i faqeve të internet është baza e biznesit tonë. Për më shumë se 5 vjet, ne jemi duke punësuar zhvilluesit më të mirë të backend dhe frontend. Mbikëqyrur nga inxhinierët tanë, ata shkëlqejnë në ndërtimin e faqeve moderne – të përshtatura për nevojat e vizitorëve dhe klientëve si dhe të dizenjuara për të arritur qëllimet e biznesit tuaj.
HTML5
CSS
Jquery
Bootstrap
PHP
Java
Angular
NodeJS
Ruby on Rails
React
.Net
Python
mySQL
Microsoft SQL
PostgresQL
Firebase
MangoDB
SQLite
Aplikacione Telefonike
Një ekip zhvilluesish, të cilët jo vetëm dinë të programojnë, por edhe të mendojnë për qëllimet e biznesit tuaj ndërsa e bëjnë aplikacionin. Nga analiza fillestare tek modeli UX/UI, deri te zhvillimi i aplikacionit, sigurimit të cilësisë dhe mirëmbajtja e përditshme. Garantojmë të sjellim në jetë idetë tuaja dhe të krijomë një aplikacion tërheqës dhe mbresëlënës.
iOS
Android
Xamarin
Cordova
Ionic
JavaScript
React
SQLite
Parimet tona të rrjedhës dhe suksesit të punës.
Mundohemi që të bëjmë punën tonë të lehtë dhe efektivë. Kemi krijuar një proces të thjeshtë që na lejon të zgjedhim programuesin e duhur për ju bazuar në qëllimet tuaja. Kjo është arsyeja pse shumica e klientëve tanë janë të kënaqur dhe gjithmonë pjesë e partneritetit tonë.
1.
Diskutimi i idesë dhe planifikimi
Gjithçka fillon me ty. Idetë, qëllimet dhe përfshirja juaj janë thelbësore që ne të dimë se çfarë dëshironi dhe keni nevojë.Ju tregojmë çfarë mundemi të ju ofrojmë, çfarë nuk mundemi, çfarë duhet të bëhet absolutisht dhe çfarë është një humbje parash.
2.
Përmbajtja dhe kontentet
Për ekipin tonë, përmbajtja është si një material ndërtimi për një kontraktues. Nuk mund të bëjmë asgjë pa të. Mesazhi që dëshironi t'i dërgoni vizitorit tuaj do t'i dërgohet në mënyrën e duhur. Procesi është gjithmonë identik, pavarësisht nëse është faqja e internetit e kompanisë suaj ose një aplikacion për një fushatë marketingu për të cilën po flasim. Mesazhi çon në veprimin e vizitorëve dhe ai veprim çon në arritjen e qëllimeve të përcaktuara në fazën e parë.
3.
Krijimi i Dizajnit, UI & UX
Puna vazhdon. Pas përfundimit të dy fazave bazike, menaxheri ynë i dedikuar që është caktuar për projektin, bashkë me ekipin tonë të dizajnit do të krijojnë interfacen e klientit (UI) që do të ofrojë një përvojë mahnitëse për vizitorët që çonë në përmbushjen e qëllimeve tuaja. Pasi kemi rënë dakord për interfacen e klientit (UI), është koha për të vënë disa ngjyra.
4.
Zhvillimi i produktit
Kur ju të aprovoni grafikat tona dhe dizajnin e ofruar nga menaxheri, atëherë vjen faza ku Core Studio shkëlqen dhe më shumë. Zhvillimi i kodit të produktit tuaj. Detyra kryesore e zhvilluesve tanë është të ofrojë një projekt funksional dhe gjithçka të dhënë brenda specifikimeve. Çdo kërkesë dhe shërbim i kërkuar nga ana juaj gjatë fazave paraprake do jetë në produktin tuaj. Gjatë kësaj faze, mund të kontrolloni vazhdimësinë e projektit në serverin e testimit.
5.
Testimi i produktit dhe garantimi i cilësisë
E dimë që garantimi i cilësisë, testimi dhe prakticitetit është një pjesë e rëndësishme e procesit të zhvillimit dhe suksesit të produktit tuaj. Si fillim ne do testojmë produktit tuaj me një nga softwaret tona të avancuara të quajtur ``Core2Robotin``. Më pas është faza ku ne do testojmë manualisht produktin për ta lançuar.
6.
Lançimi dhe mbështetja
Produkti është në pritje të përdoruesve të tij të parë. Gjithçka duhet të funksionojë në mënyrë perfekte gjatë gjithë vitit dhe më tej. Kjo është arsyeja pse zhvilluesit tanë janë këtu për të reaguar menjëherë dhe për të ofruar mbështetje nëse është e nevojshme. Gjithashtu ne do të kujdesen serverët tuaj, rinovimet e domain, rinovimet e plug-in, shërbimeve bazë etj.
Na tregoni për problemin tuaj.
Po kërkoni një
partner për
kompaninë tuaj?
Për të ndërtuar faqe interneti dhe aplikacione telefonike apo një Chatbot ju duhet një server i shpejtë dhe i sigurt si dhe një ekip zhvilluesish që i kupton nevojat e biznesit tuaj. Ekspertët tanë do të zgjedhin teknika të përsonalizuara për t’iu përshtatur idesë, afatit kohor dhe buxhetit pastaj të hartojnë dhe ndërtojnë një fushatë marketingu për ju në mënyrë që të arrini qëllimet e biznesit si dhe të ktheni vizitorët në klientë që paguajnë.